MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vajzës i janë shfaqur dy gjendra në qafë…

19.07.2022 - 09:03

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: E kam vajzën 11 vjeç dhe në qafë i janë shfaqur 2 gjendra. Mjekët nuk po ma bëjnë tragjike. Çfarë këshille më jepni?

Mjeku: Kur themi gjendra në qafë, nuk nënkuptojmë që doemos janë tiroide. Mundësia më e madhe është që vajza të ketë kaluar gjendje infektive, për shembull infeksion të bajameve, infeksion dhëmbi, probleme me mishrat e dhëmbëve dhe si rrjedhojë organizmi ka reaguar duke rritur gjendrat limfatike (nyjet limfatike).

Nuk do të thoja problem i madh apo i vogël, por duhet të bëjë një eko të qafës dhe gjak komplet që të orientohet te mjeku përkatës. Nëse bëhet fjalë për infeksion, duhet të shkojë te infeksionisti, ndërsa nëse është prekur tiroidja, duhet të konsultohet me endokrinologun.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN