MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vuaj nga diabeti dhe kam probleme me lëkurën…

20.07.2022 - 09:44

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam një problem prej disa vitesh me lëkurën. Kam gjatë gjithë kohës “ekzema” të tilla. Po i quaj ekzema, pasi nuk di ç’emër t’i vë. Vuaj nga diabeti dhe mjekja e diabetit më tha se është myk, por mjekimi që ajo më ka dhënë nuk më ka bërë asnjë efekt. Ime më, më ka thënë se edhe babai im ka pasur probleme me lëkurën. Theksoj se unë jam e vetmja në familje që vuaj nga diabeti. Nuk e kam të trashëguar. Këto ekzema hera-herës më kruhen shumë, sa bëhen të dhimbshme. Ju lutem, më sugjeroni diçka.

Mjeku: Diabeti është favorizues i shfaqjes së mykut. Duhet ekzaminim i lëkurës për terren mykotik, në rastin konkret. Pas marrjes së përgjigjes jepet terapi edhe lokale, edhe nga goja nga dermatologia. Rekomandoj vizitë të menjëhershme te mjeku dermatolog.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.