MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vuaj nga mikrobi E-coli. A mund të më rekomandoni një shpëlarës?

29.07.2022 - 09:11

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Ju lutem, a mund të më ndihmojë gjinekologia Lindita Myzyri. Vuaj nga mikrobi E-coli. Kam marrë ilaçei por pa rezultat. Çfarë mund të përdor që të kurohem dhe a mund të shpëlahem me ndonjë gjë?

Mjeku: E-coli është banor i përhershëm në zorrë dhe një ndër arsyet kryesore që ne na del E-coli në sekrecionet vaginale është mënyra sesi lahemi, përdorimi i dorës. Ti mund të përdorësh antibiotik në bazë të mykogramës që del por nuk shërohet nëse pacienti vazhdon me të njëjtën mënyrë larje. Pra me të njëjtën dorë lahet dhe nga përpra dhe nga pas duke tërhequr mikrobet drejt vaginës. Kështu bëhet një cikël vicioz i rrumbullakët që nuk shërohet asnjëherë. Prandaj ne këshillojmë gjithmonë, kujdes me mënyrën sesi laheni, gjithmonë me ujë të ftohtë, përdorni sapunin (mundësisht atë më të cilin lani fytyrën), jo një shpëlarje të thjeshtë. Nuk duhet të pastroheni asnjëherë me letër higjenike (tharjen), por me një pecetë apo peshqir personal. Unë nuk rekomandoj asnjë lloj shpëlarësi. Shpëlarësi i vetëm dhe më i mirë është uji, siç del nga çezma (jo i ngrohtë) dhe sapuni që përdorim për fytyrën.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.