MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të kujdesemi, për dhimbjen në shpinë?

30.08.2022 - 08:59

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje. Doja të pyesja një mjek për dhimbjet e shpinës. Nganjëherë kam shumë dhimbje, doja të dija neutralizimi i dhimbjes me të ngrohta apo të ftohta, sa vlen dhe a është e këshillueshme?

Mjeku: Të dyja aplikacionet nuk përbëjnë ndonjë kundërindikim, por duhet të dinë të përdorë. Të dyja metodat nuk duhet të përdoren në kontakt direkt me lëkurën edhe nuk duhet të mbahen për një kohë të gjatë në trup. Nëse flasim për dhimbje akute të shkaktuara nga ndonjë traumë, pickim i ndonjë insekti ose me dhimbje postoperatore, gjithmonë përdoren aplikimet me të ftohta. Përdorimet e termoterapisë gjejnë hapësirë në dhimbjet kronike, edhe me natyrë reumatizmale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.