“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përshëndetje. Jam një nënë e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të djalit tim. Është diagnostikuar me artrit. Ju lutem, a mund të di a shërohet artriti te fëmijët?
Mjeku: Koncepti “shërim” për mjekun është i ndryshëm nga ai që ekziston në popull. Në mjekësi shërim quhet jetesa e lirë nga shenjat dhe simptomat e sëmundjes. Në këtë kuptim artriti është një sëmundje e shërueshme, që do të thotë se fëmijët me artrit juvenil idiopatik mund të bëjnë një jetë pothuajse normale për vite të tëra. Por, gjithashtu, artriti juvenil idiopatik është një sëmundje kronike, që do të thotë se midis këtyre viteve jetese normale, mund të ndodhin edhe acarime të sëmundjes, që quhen relapse. Ne nuk mund të parashikojmë dot nëse një fëmijë do të bëjë relaps dhe kohën se kur mund ta bëjë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.