MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam djegie në veshë, çfarë duhet të bëj?

28.09.2022 - 09:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! A mund të më thoni si shpjegohet djegia e veshëve (skuqje dhe pak dhimbje në pjesën e jashtme të veshëve) në mjekësi, se e kam të shpeshtë këtë problem.

Mjeku: Veshi përbëhet nga tre pjesë kryesore: veshi i brendshëm, veshi i mesëm dhe veshi i jashtëm ku përfshihet llapa dhe kanali i jashtëm i dëgjimit. Infeksionet janë nga më të ndryshmet, në varësi dhe të zonës së veshit, por më të zakonshëm janë infeksionet nga otomykozat (mykrat e kanalit të veshit).

Në këtë rast, nisur nga ajo çka shpjegon pacienti, kemi të bëjmë me një infeksion otomykotit, ose një infeksion banal, por për të vendosur një diagnozë më të saktë, pacientit do t’i këshilloja të bënte një vizitë tek një mjek specialist otojatër.

Këto infeksione nuk i dallon dot më sy të lirë, por vetëm me aotoskop. Një nga bazat kryesore pasi personi mjekohet, është të ketë kujdes me nivelin e lagështirës, sidomos gjatë kohës që bën dush. Në momentin kur shtohet lagështira, këto infeksione fillojnë dhe favorizohen.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më i përhapuri në këtë stinë

Çfarë duhet të dini për infeksionet e sinusit