MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam njolla të errëta në fytyrë, çduhet të bëj?

18.09.2022 - 09:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam një vajzë 29 vjeç dhe para dy vitesh më janë shfaqur disa njolla të errëta në fytyrë, të lokalizuar më tepër në:faqe,në qepalla dhe mbi buzë. Doja të dija se çfarë mund të përdor për të eliminuar këto njolla?

Mjeku: Ekzistojnë disa terapi të mundshme për të eliminuar iperkromitë e lëkurës, gjithsesi duke pasur parasysh stinën, do t’ju këshilloja që të nisni në vjeshtë, pasi të jeni konsultuar me mjek dermatolog. Ndërkohë është e rëndësishme të mbroheni nga dielli duke përdorur produkte me filtra të lartë mbrojtës, sidomos në pjesën ku ndodhen njollat.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkaqet dhe trajtimi i saj

A është ngjitëse psoriaza?