“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Dallimet midis gripit dhe ftohjes, kur rrezikojnë jetën e njeriut?
Mjeku: Ndërsa ftohja është e bezdisshme, por zakonisht shërohet pa asnjë problem, gripi mund të shoqërohet me komplikime kërcënuese për jetën. Simptomat fillestare të gripit dhe të ftohtit janë të ngjashme. Dallimet bëhen të dukshme me kalimin e kohës dhe përkeqësimin e simptomave.
Tipik për gripin është që fillon papritur dhe me simptoma të forta. Simptomat si kolla, dhimbjet e trupit dhe ethet që zgjasin disa ditë ndodhin në mënyrë më intensive se sa te ftohja. Simptoma të tjera mund të përfshijnë të dridhura, dhimbje koke, dhimbje shpine, dhimbje muskujsh ose dhe probleme me frymëmarrjen. Shpesh duhen më shumë se tre javë për t’u shëruar plotësisht.
Ftohja fillon të përkeqësohet dalëngadalë. Në mënyrë tipike, simptomat shfaqen njëra pas tjetrës ose pasojnë njëra-tjetrën, ku simptomat më të zakonshme janë ethe dhe temperaturë. Simptomat mund të zgjasin edhe deri në 2 javë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.