MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë rreziqesh shfaqin konjuktivitet (infeksion i syrit)?

08.12.2022 - 12:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të parandaloni infeksionin e syrit

Mjeku: Së pari dua të sqaroj se konjunktiviti është një sëmundje që nuk dëmton shikimin dhe nëse trajtohet në kohë, në fazën fillestare, kalon shumë lehtë. Por kjo është një sëmundje ngjitëse dhe si e tillë duhet diagnostikuar dhe trajtuar menjëherë, në mënyrë që të shmanget kronicizimi i saj, apo kalimi i infeksionit në korne (xhamin e syrit), që do të kërkonte një trajtim më të gjatë.

Ç’mund të bëhet për të parandaluar komplikacionet?

Së pari rekomandohet ndjekja në mënyrë skrupuloze e higjenës personale, dhe më pas për çdo shqetësim sado të vogël duhet konsultuar mjeku specialsit.

Si bëhet trajtimi i konjunktiviteve?

Duke qenë se kanë origjinë të ndryshme dhe mjekimi i konjunktiviteve është i ndryshëm dhe i shumtë. Kështu në rastin e infeksioneve me origjinë bakteriale këshillohet përdorimi i një koliri antibiotikë me spektër të gjerë, me një trajtim prej 7 ditësh. Në rastin e konjunktiviteve alergjikë mund të përdoren kolire antialergjikë dhe rekomandohet konsulta me mjekun alergolog, në mënyrë që të zbulohet origjina e alergjisë dhe mjekimi për të nëse është e nevojshme. Nëse konjuktiviti shkaktohet nga një substancë irrituese, mjafton të eliminohet shkaku shpërthyes dhe më pas të bëhet trajtimi për qetësimin e syrit. Gjithsesi, mjekimi bëhet në varësi të shkakut dhe stadit të sëmundjes, gjë të cilën e përcakton vetëm mjeku specialist.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.