Është e disata herë tashmë që Olta Gixhari në bisedë me banorët e tjerë shprehet se që tani e di që kundërshtari i saj në lojë, Luiz Ejlli do të shpallet fitues i “Big Brother Vip”.
Së fundmi duke biseduar me Amosin, ajo është shprehur se është e sigurt që këngëtari do e fitojë.
“Tani unë rri. Si tha Luizi sot, unë e kam të fituar. Të drejtë ka ai. Atë i thashë edhe unë. Jam e sigurt që do e fitosh ti. Po i thashë hajde ta bëjmë lojën e lezetshme, ta bëjmë të bukur. Që do të fitojë Luizi, ka marrë fund ajo punë.”
View this post on Instagram
Edhe më herët Olta ka përsëritur të njëjtën gjë, ku sipas saj me gjërat që ka bërë Luizi deri tani e meriton finale dhe fitoren.
“Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë.”
Dukshëm shtëpia e “Big Brother Vip” është ndarë në dy grupe. Në njërën anë qëndron Olta me grupin e saj i cili përbëhet nga Amosi, Dea Mishel, Kristi, Tea dhe në anën tjetër qëndron Luizi dhe “përkrahësit” e tij, Efi, Armaldo dhe Kiara.
E gjithë lufta duket se bëhet kush do të triumfojë midis Oltës dhe Luizit. Edhe vetë ata e pranojnë që ekziston një ndarje e tillë brenda shtëpisë.