MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është kriptokidia, pse nënat dhe mjekët nuk e njohin

05.01.2023 - 11:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është kriptokidia, pse nënat dhe mjekët nuk e njohin

Mjeku: Kriptokidia (Kriptokizmi) ka qënë dhe vazhdon të mbetet një problematikë. Është një problematikë që duhet zgjidhur që në moshat pediatrike. Kur Kriptokidia saktethem moshat pedriatike kam parasysh moshat 1 vjeç-3 vjeç. Dhe sot e kësaj dite vijnë raste djemsh të rinj, të martuar, pa fëmijë(sigurisht) me kriptokidi, dhe sinqerisht është për të ardhur keq. Është për të ardhur keq sepse është defekt i mjekësisë sonë, defekt i mjekëve që nuk e konstatojnë në kohë, dhe kur e konstatojnë ndodh të mos e bëjnë problem(hajt se do të zbresë).

Ky fëmijë ka lindur në maternitet, ky fëmijë nuk është parë nga neonatorët apo nga obstetër-gjinekologët. Edhe nëse kalon pa u parë nga neonati, edhe nëse kalon pa u parë nga mjekët në maternitet, nuk duhet harruar që fëmija ndiqet në konsultor për çdo problematikë, herë pas here, për çdo vaksinë.

Mjeku merret shumë me këtë fëmijë dhe shpesh i kalon një gjë shumë e thjeshtë, të vërë dorën për të parë ka apo nuk ka, një apo e të dy testet në skrotum(qese).

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.