“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Turshitë me shijojnë, por pasi i ha, ndihem shumë e fryrë dhe më hapin oreksin (gjë për të cilën nuk vuajmë) dhe kanë shumë kripë që nuk bën mirë. Ç’duhet të bëj?
Mjeku: E vërtetë që kanë kripë dhe personat që vuajne nga hipertensioni nuk duhet t’i konsumojnë me shumicë! Nëse ju krijojnë fryrje atëherë mos i konsumoni, jo të gjithë njerëzit kanë reagim të njëjtë ndaj ushqimeve. Gjithkush ka specifika të vetat!
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.