MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Gjithmonë kam qenë alergjik ndaj pluhurit. Çfarë më këshilloni?

29.04.2023 - 08:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje gjithmonë kam qënë alergjike ndaj pluhurit por këto kohët e fundit kam filluar edhe nga aroma e disa luleve gjë që nuk e kam patur më përpara. A ka mundësi që nga një alergji të ketë vazhdimin alergji të tjera?

Përgjigjet mjeku alergolog: Përshëndetje. Nga çfarë ankoheni ju kuptojmë që kemi të bëjmë me alergji respiratore personat të cilët kanë alergji pluhurin ose polenin kanë tendencë te alergjizohen më shpejtë më kollaj gjithsesi ju duhet të kryeni test specifik të alergjisë ju sygjeroj te kryhen teste te tilla.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kujdesi ndaj insulinave

A ndodhin alergjitë nga insulina?