MENU
klinika

Ekspertja e Oksfordit tregon se sa janë shanset

“Skenari Terminator” nga inteligjenca artificiale?

04.06.2023 - 14:04

Mundësia për një “skenar Terminatori” të shkaktuar nga inteligjenca artificiale është “pothuajse zero”, sipas një eksperteje të Oksfordit.

Sandra Wachter mendon se paralajmërimet se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin janë vetëm për reklamë.

“Rreziku për të cilin po flasin shumë njerëz është “fantazi fantastiko-shkencore”, që mund të krahasohet me filmin Terminatori. Ka rreziqe serioze, por jo ai lloj rreziku për të cilin po flitet aktualisht. Po flitet për një rrezik zhdukjeje të njerëzimit në mënyrë që të hiqet vëmendja nga problemi i vërtetë aktual i inteligjencës artificiale. Ky problem është diskriminimi dhe ndikimi në mjedis. Ky është problemi aktual, ndërkohë që po flitet për një gjë që nuk do të ndodhë, ose mund të ndodhë qindra vite më vonë”, shpjegon Wachter.

Ajo shton se duhet të përqendrohemi edhe te vendet e punës që do të humbasin.

“Edhe kjo çështje po eklipsohet tërësisht nga “skenari Terminator”, që me ato që dimë për momentin, ka zero mundësi që të ndodhë. Njerëzit duhet të shqetësohen për të tjera gjëra”, shtoi ekspertja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga përkthyesit tek analistët financiarë

10 punët që mund të zhduken nga inteligjenca artificiale

Bill Gates: Do të përshpejtojë sektorin e inovacionit

“Inteligjenca artificiale do të ndihmojë me pabarazinë sociale”