MENU
klinika

Muzika, ilaçi i mendjes dhe shpirtit

12 fakte për muzikën dhe si ajo ndikon në trurin tuaj…

12.08.2023 - 08:32

Truri ynë punon në mënyra që nuk i kuptojmë. Në shumë studime të bërë nuk ka qenë e mundur të vërehet se si mund të ndikojnë gjërat e përditshme si muzika në tru apo edhe të bëjnë ndryshime të mëdha aty.

Këto fakte për muzikën do të ju fusin në kompleksitetin e vet mendjes tuaj.

1.Të dridhurat që keni kur dëgjoni muzikë shkaktohen më së shumti nga dopamina që e liron truri kur dëgjoni kulminacionin e një kënge.

Dopamina është një kemikale që të bën të ndjehesh mirë dhe lirohet nga truri. Ky komponent lidhet drejt për drejtë me motivacionin si dhe varësinë.

Studimet kanë gjetur një shpjegim biologjik për arsyen se pse muzika luan një rol të madh në ngjarje emocionale nëpër të gjithë botën që nga fillimi i historisë njerëzore.

2. Shumë pak aktivitete në jetë e fusin në funksion të gjithë trurin dhe muzika është një nga to.

Me Funksionin Magnetik të rezonancës Imagjinative (FMRI), një grup hulumtuesish kanë incizuar një grup individësh që po dëgjonin muzikë. Ata gjetën se dëgjimi i muzikës ndikon në rritjen e qelizave nervore në tru. Në fakt ata besojnë se mund të aktivizojë zona emocionale, motorike dhe kreative të trurit.

3. Dëgjimi i rregullt i muzikës do të ndryshojë fizikisht strukturën e trurit tuaj.

Plasticiteti i trurit i referohet aftësisë së trurit për të ndryshuar gjatë jetës. Ndryshimet që lidhen me të mësuarit ndodhin kryesisht në mes të neuroneve. Kur janë studiuar muzikantët , është gjetur se volumi i ‘cortex’ ishte më i lartë te muzikantët profesionistë, muzikantët mesatar, te muzikantët amatorë dhe më i ulët tek jo muzikantët.

4.Truri reagon ndaj muzikës ashtu siç reagon ndaj ushqimit.

Siç e kemi përmendur më herët, dopamina lirohet nga truri. Kjo kemikale lidhet me ndjenjën e euforisë që ndërlidhet me varësinë, seksin dhe ushqimin. Dopamina është ajo që mundëson njeriun të ndjejë kënaqësi në gjërat e tilla. Një studim që ka përdorur vetëm muzikë instrumentale, tregon se ndjesia e muzikës krijoji reaksione të njëjta sikur ajo e të ushqyerit.

5. Të dëgjuarit e muzikës gjatë ushtrimeve mund të rrisë performancën tuaj.

Disasociacioni është një teknikë që ul perceptimet për mundin. Kjo teknikë mund të largojë mendjen tuaj nga ndjenjat e lodhjes dhe të rrisë ndjenjat pozitive. Duke përdorur muzikën në ushtrime të lehta dhe duke iu rritur intensiteti do ta gjeni veten në një eksperiencë më të kënaqshme kur ushtroni.

6. Një lidhje emocionale mund të jetë arsyeja për përzgjedhjen e këngës tuaj të preferuar.

Këngët e preferuara janë shpesh të varura prej kontekstit. Edhe pse njerëzit mund ta ndërrojnë shpesh këngën e preferuar kur dalin këngë të reja, është vërtetuar se preferencat afatgjate bëhen për shkak të lidhjes emocionale apo kujtimeve me një këngë të caktuar.

7. Rrahjet e zemrës tuaj imitojnë muzikën që po dëgjoni.

Muzika e modifikon rrahjen e zemrës, shtypjen e gjakut dhe frymëmarrjen. Sistemi kardiovaskular pasqyronte dekreshendot dhe kreshendot e muzikës në një studim me katër vullnetarë. Ndryshime të dukshme në formën e zërit janë vërejtur që kanë ndikim edhe në zhvillimin e një embrioni.

8. Të dëgjuarit e muzikës së pikëllueshme apo të gëzueshme mund të ndikojë në perceptimin e botës rreth jush.

Truri gjithmonë e krahason informacionin që vjen nga sytë me çfarë ai njeri pret nga bota, duke u bazuar në atë që di. Rezultatet finale janë perceptimi ynë mbi realitetin. Në këtë mënyrë, këngët e gëzueshme që të ngrenë moralin bëjnë që ta shihni botën shumë më ndryshe se sa një person i pikëlluar.

9. Një ‘krimb i veshit’, është një këngë që s’mund ta hiqni nga mendja.

Një krimb i veshit është një kruarje kongnitive në tru. Kjo ‘kruarje e trurit’, është një nevojë e tij për ti mbushur zbrazëtirat me një ritëm kënge. Cortexi auditiv është një pjesë e trurit tuaj që do të mbushë automatikisht ritmin e një kënge.

Në fjalë të tjera , truri juaj ka vazhduar këndimin shumë gjatë pasi kënga ka përfunduar.

10. Muzika ngacmon pjesën e njejtë të trurit që liron dopaminën ‘kemikalen e kënaqësisë’.

‘Accumbens nucleus’, është një pjesë e trurit që liron dopaminë gjatë ngrënies dhe seksit. Pjesa më interesante është se kjo pjesë është shumë e vogël dhe ndikohet nga muzika.

Muzika gjithashtu ndikon amygdale që është një pjesë e trurit që proceson emocionet për muzikën.

11. Muzika shpesh i përshkruhet nga mjekët pacientëve me sëmundjen ‘Parkinson’ dhe viktimave të sulmeve kardiake.

Terapia e muzikës ka qenë prezente për dekada të tëra. Muzika ngacmon neurone me lëvizje të organizuara. Pjesa e trurit që proceson lëvizjet gjithashtu prek sistemin e të folurit. Këto dy elemente kyqe i ndihmojnë pacientët që ti tejkalojnë pengesat që më së shumti i ndikojnë ata siç janë aftësitë motorike dhe vështirësitë në të folur.

12.Sipas një studimi, të mësuarit e një instrumenti muzikor mund të përmirësojë aftësitë motorike.

Në një studim të fëmijëve, u zbulua se ata që kishin trajnim prej tre apo më shumë viteve në muzikë performonin më mirë në aftësi motorike sesa ata që nuk kishin fare trajnim. Ata gjithashtu u treguan më të mirë në fjalor dhe arsye edhe pse këto elemente janë të ndara nga trajnimi në muzikë.

Flasin mediat më në zë të kohës

Bota mëson për Shqipërinë!

Kërkesat e Zyrës së Gardës Civile pranë “Vatrës” të Amerikës

Çdo vullnetar mund të marrë me vete një sëndyq me plaçka!

PROFIL/ Ja çfarë nuk dinit për divën e muzikës shqiptare

“Sekretet” e Vaçe Zelës

Vaçe Zela dhe Anita Take së bashku në Moskë

Dy ikona të muzikës shqiptare në një foto