MENU
klinika

NBA

Dy lajme të mira për Boston Celtics

28.08.2018 - 17:42

Lajme të mira për skuadrën e Boston Celtics, pasi dy nga lojtarët e saj më të mirë, Kyrie Irving dhe Gordon Hayward, janë rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jenë në fushë në shtator, kur të nisë faza përgatitore e NBA-së.

Të dy këta basketbollistë u dëmtuan në fundin e sezonit të rregullt dhe mungesa e tyre ndikoi shumë te skuadra e Celtics, që ishte mes pretendente për titull në Konferencën e Lindjes.

NBA, Kyrie Irving, Gordon Hayward, Boston Celtics
NBA, Kyrie Irving, Gordon Hayward, Boston Celtics

Madje Boston ishte në krye të renditjes për një kohë të gjatë, por mungesa e lojtarëve më të mirë në fund ndikoi te rezultatet në fushë. Por drejtuesit e ekipit të Boston Celtics bënë me dije se javën e ardhshme të dy basketbollistët do të zbresin rregullisht në fushë kur të nisë sezoni i ri.

Kur të nisë faza përgatitore do të jemi të gjithë dhe lajmi më i mirë është se në stërvitje do të jenë edhe Hayward e Irving. Atyre nuk u nevojitet kohë shtesë për të rikuperuar 100% nga dëmtimi, pasi janë gati dhe do të nisin stërvitjen bashkë me pjesën tjetër të ekipit”, u shprehën drejtuesit e ekipit të Boston Celtics.