MENU
klinika

Negociatat në BE

Ambasadorja gjermane në Shkodër: Më shumë punë kundër krimit

08.09.2018 - 20:05

Ditën e sotme në Shkodër u zhvilluan akivitete, me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe shtetit gjerman, ku mori pjesë edhe ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz.

Gjatë fjalës së saj ajo veçse vlerësoi ecurinë e Shqipërisë deri më tani, gjithashtu vuri në dukje faktin se duhet ende punë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Shqipëria ka shënuar përmirësime sa i takon luftës kundër krimit por duhet të bëjë më shumë. Prokuroria dhe policia duhet të bëjnë më tepër”

Më tej ajo preku edhe çështjen e vettingut ku sipas saj ky proçes po ecën në mënyrë pozitive, por duhen ende rezultate konkrete. Ajo kërkoi që sa më parë të ketë plotësim të vendeve vakante.

Dhe së fundmi ambasadorja gjermane nuk mund të mos ndalonte dhe në çështjen e negociatave ku thuhet se ende duhet punuar për plotësimin e 5 prioriteteve.

“Gjermania është e angazhuar që Shqipëria të integrohet në BE, do të kishim dashur të hapeshin negociatat që në qershor por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në 5 prioritetet në mënyrë të vecantë për krimin e organizuar”.