MENU
klinika

7.5% janë me probleme

Kredia për individë është më e mirë

01.10.2018 - 09:12

Kredia për individët është më e mirë krahasuar me atë për bizneset. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se raporti i kredive me probleme për individët ka rënë në nivelin 7.5% në mesin e këtij viti.

Krahasuar me një vit më parë, kreditë me probleme në këtë segment ka rënë me dy pikë përqindjeje. Ky raport është edhe më i ulët për kredinë në monedhën vendase. Kreditë me probleme në lekë zënë vetëm 6.5% të totalit të portofolit të individëve. Kredia për individë mundëson një shpërndarje më të mirë të rrezikut të kredisë dhe i mbron bankat nga përqendrimet e larta në klientë të veçantë, fenomen që në dekadën e fundit ka origjinuar sasinë më të madhe të kredive të këqija.

Për bizneset, kredia me probleme ngelet shumë më e lartë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky raport është 17.1% dhe nuk ka regjistruar përmirësime domethënëse gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

Vrojtimet e aktivitetit kreditues në vazhdimësi gjatë viteve të fundit kanë treguar se bankat po aplikojnë standarde të shtrënguara në kreditimin e bizneseve. Perceptimi i lartë i rrezikut dhe niveli shqetësues i kredive me probleme janë ndër shkaqet kryesore të qasjes konservatore të bankave në këtë segment.

Kredia për biznesin ka vlera mesatare më të larta dhe bankat janë konservatore në ekspozime të mëdha tek klientë të veçantë. Ngërçi i kreditimit të korporatave është ndër shkaqet kryesore pse totali i kredisë për ekonominë nuk po rritet as këtë vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


5.6% është me probleme

Kredia jashtë vendit po përkeqësohet

104 mln euro për korrikun

Kredia në euroizim