MENU
klinika

15 aplikime për tre vende

Kuvendi dëgjon kandidatët për në Bankën e Shqipërisë

31.10.2018 - 11:05

Kuvendi i Shqipërisë organizoi të mërkurën një dëgjesë publike me kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Nga ky proces, do të përzgjidhen tre anëtarët që, sipas ligjit, propozohen nga Kuvendi.

Kandidatët që kanë aplikuar për vendet vakante janë Vjollca Braho, Bardhyl Çeku, Leontijev Çuçi, Sulo Hadëri, Artan Hoxha, Altin Hoti, Oljan Kanushi, Genc Koxhaj, Arben Malaj, Visar Malaj, Luljeta Minxhozi, Ergys Misha, Nikollaq Pano, Drini Salko dhe Arben Xibri.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të rinovohet këtë vit, sepse gjashtë prej nëntë anëtarëve të tij janë në përfundim të mandatit të tyre. Paralelisht, edhe Këshilli i Ministrave ka hapur aplikimet për të zëvendësuar tre anëtarët e tjerë që, sipas ligjit, propozohen prej tij.

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës që përfundojnë mandatin në nëntor janë Elisabeta Gjoni, Dhori Kule, Petraq Milo, Ela Golemi, Arben Malaj dhe Denada Prifti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN