MENU
klinika

NBA

Lakers humb sërish me Spurs, James 35 pikë

28.10.2018 - 11:16

Los Angeles Lakers nuk gjen vazhdimësi në rezultate këtë sezon në NBA. Pas dy fitoresh radhazi Lakers u mund 110-106 nga San Antonio, që triumfon dy herë brenda një jave ndaj ekipit kalifornian.

Një ndeshje e mirë e DeRozan, që realizoi 30 pikët e 12 rebaund për Spurs, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e 11 rebaund të LeBron James për Lakers. Vijon të zhgënjejë skuadra e Cleveland, që sot pësoi humbjen e gjashtë radhazi (nuk ka asnjë fitore në kampionat).

Ndërsa Milwaukee e ka nisur në mënyrën më të mrië të mundshme, me 6 fitore e asnjë humbje, duke qenë surpriza e deritanishme në NBA. Skuadra e Bucks mposhti 113-91 Orlando, ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, me Antetokounmpo që realizoi 21 pikë, ndërkohë që edhe stoli bëri diferencën (41 pikë).

Fiton edhe Boston, që mundi 109-89 Detroit, një përballje klasike mes dy ekipesh pretendente për titull. Për Celtics u dallua Broën me 19 pikë, ndërkohë që 62 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Chicago mundi 97-85 Atlantën falë 27 pikëve e 11 rebaund të LaVine.