MENU
klinika

NBA

LeBron James kthehet vendimtar, fiton Lakers

26.10.2018 - 09:43

LeBron James kthehet i magjishëm dhe skuadra e tij Los Angeles Lakers merr fitore e dytë radhazi, duke u kthyer kështu në rrugën e pretendimeve në NBA. Për më tepër, Lakers mposhtën kryesuesit e Denver (nuk kishin humbur asnjë ndeshje), 121-114, një rezultat i mirë, pavarësisht se jo gjithcka ka qenë e lehtë.

James realizoi 1 “triple double”, 28 pikë, 11 rebaund e 11 asist, më i miri në fushë, ndërsa për miqtë nuk mjaftuan 24 pikët e 11 rebaund të Jokic. Ko fitore heq “fantazmat” e fillimit dhe Lakers tashmë futet në “shinat” e pretendimeve.

E ndërsa James është rikthyer fuqishëm për Lakers, ish-skuadra e tij, Cleveland, nuk ka gjetur ende rrugën e fitores, duke pësuar humbjen e pestë radhazi në kampionat. Ishte Detroit që mposhti 110-103 Cavaliers u mundën 110-103. Detroit është i pathyeshëm, me 4 fitore. Drummond me 26 pikë e 22 rebaund si dhe Griffin me 26 pikë e 10 rebaund bënë diferencën në parket për vendasit.

E njëjta gjë edhe për Oklahomën, me 4 humbje dhe asnjë fitore këtë sezon. Thunder u mundën 101-95 nga Boston, ndeshje e dominuar nga miqtë, me Tatum që realizoi 24 pikë, ndërsa Westbrook e mbylli me 13 pikë e 15 rebaund.

Ndërsa fiton Portland, që mundi 128-114 Orlando, dy ekipe që synojnë një vend në “play-off”. Miqtë e dominuan vazhdimisht ndeshjen dhe e merituan fitoren, që erdhi nga duart Lillard, autor i 41 pikëve.