Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” do të hapë dyert për publikun sërish me një ekspozitë të mrekullueshme. Ekspozita “Nadar. Mes rregullave dhe tekave” e kuruar nga Michel Poivert do të jetë ekspozita e radhës e cila do të shfaqet në mjediset e “Marubit”.
Studioja fotografike më prestigjioze e Francës të fund shekullit XIX dhe fillim shekullit XX vjen në Muzeun Marubi me një përzgjedhje unike imazhesh nga atelieri Nadar, që na tregon se si portreti klasik i « burrave të mëdhenj » të shekullit XIX, i shpikur nga Félix, i la vend suksesit të fotografisë së aktorëve të teatrit të fotografuar nga i biri Paul në fillim të shekullit XX. Tregu i portretit kalon nga kthjellësia në fantazi duke na rrëfyer zhvillimin e një shoqërie ku kodet e famës ndryshojnë.
Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë Jeu de Paume në Paris, Médiathèque de l’architecture et du patrimoine, Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë dhe Francës me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Tiranë.
Hapja e ekspozitës bëhet më datë 10 tetor, në ora 18:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 3 shkurt 2019.
Kush ishte Felix Nadar?
“Ngjashmëria intime”, ky ishte qëllimi i vërtetë i Felix Nadar. Koncepti i “të vërtetës psikologjike” në portretin fotografik presupozon interpretimin e realitetit. Felix Nadar ishte mjeshtër i fotografisë e cila sapo kishte lindur. Ai e vlerësonte natyrën njerëzore në cdo detaj të saj. Portretet e tij nuk ishin vetëm personazhe që i përkisnin realitetit të jetës së Felix, por karaktere të vërtetë, personalitete të përjetshme në thellësinë e qenies së tyre. Nadar që nga viti 1838, ishte një kritik teatri, gazetar, karikaturist i suksesshëm dhe një nga fotografët më të rëndësishme të kohës së tij. Fotografitë e tij të para datojnë që nga viti 1853. Ai shpejt u bë i famshëm në mesin e të famshme të cilëve u bëri fotografi e i portretizoi për t’u mos harruar më kurrë.Miqtë e tij ishin: Baudelaire, Victor Hugo, Dore, Rossini, Champfleury, Delacroix, Berlioz e shumë të tjerë me të cilët ai shoqërohej në sallonet më të famshme të kohës, në Paris.