MENU
klinika

Flet Berisha

Operacioni u dekonspirua, arrestuan fshatarët dhe jo bosat

22.10.2018 - 21:31

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar lidhur me operacionin e policisë në Has ku u zbulua një laborator heroine, se policia arrestoi vetëm fshatarët dhe jo bosët e vërtetë të drogës.

“Nuk u kapën bosët në Has, por fshatari dhe e shoqja e tij, një elektricist, një zjarrfikës dhe një biznesmen turk. Ajo sasi droge nuk mund të lëvizë pa garanci nga politika. Kjo është shumë më e madhe se Xibraka, është më e madhe se Maminasi. Është 5.2 tonë heroinë e konvertuar”, tha Berisha.

Më tej, ai tha se është dekonspirua edhe operacioni, ku në pranga u vunë disa pjesëtarë të familjes Avdyli në Shijak.

sali berisha arrestimet e bujshme-konica.al
sali berisha arrestimet e bujshme-konica.al

“Kjo është vetëm njëra anë, pasi ka dhe video dhe detaje të tjera. Të Ramës me Avdylët, të Gjushit me Avdylët. Gjushi, me urdhër të Avdulit, ka emëruar kryeinspktorin e Durrësit për mjedisin”, tha Berisha.

Për ish-kryeministrin Berisha operacioni i fundit i cilësuar i suksesshëm nga policia është dekonspiruar nga vetë uniformat blu.

Operacioni, 27 në pranga për trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion

“E vërteta është që fundjava mbi të gjitha mund të quhet dekonspirimi i operacioneve ndërkombëtare. Siç e the vetë janë lëshuar 46 urdhër-arresti, por janë arrestuar vetëm 26 vetë pasi të tjerët janë larguar, ata që mbrohen nga politika.

Raportet flasin për 5.2 tonelata heroinë po të kthesh opiumin në heroinë. Mos harro se lëvizin 5 tonelata heroinë për 2 apo 3 fshatarë, ata kanë një proteksion të madh shumë. 5.2 tonelata heroinë janë një sasi e madhe për europën.

Partnerët nuk dështua, ata e kapën drogën, por nuk u kapën bosin. U kapën fshatarët, një punonjës zjarrfikësish në Shkodër dhe një biznesmen turk. Aksioni është dekonspiruar nga policia.

Kupola politike e kësaj sasie kolosale u njoftua për këtë. Droga i përkiste një kupole të lartë”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.