Golden State Warriors ka marrë fitoren e pestë në 6 ndeshje, por kjo e fundit ka qenë spektakël më vete. Kampionët në fuqi të NBA kanë mposhtur 128-100 në “Madison Square Garden” ekipin vendas të Neë York Knicks. Heroi i ndeshjes kësaj radhe ishte Kevin Durant.
Interesant është fakti se dy periodat e para kanë përfunduar në barazim total, 25-25 e para dhe 28-28 e dyta. Të tretën e fitojnë vendasit 31-28. Për habi të të gjithëve, perioda e katërt është fituar thellë nga Warriors, 47-16, një përmbysje spektakolare.
Durant shënoi 41 pikë, dha 5 asist dhe 9 rebaund, ndërsa Curry ishte menjëherë pas tij, me 29 pikë, 2 asist dhe 4 rebaund. Golden State mban vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, teksa të parin e ka New Orleans Pelicans, që ka fituar sot në shtëpi me rezultatin e ngushtë 117-115 ndaj Brooklyn Nets.
Por ajo që bën përshtypje në fillimin e këtij sezoni në NBA, është paraqitja fantastike e Toronto Raptors. Ekipi kanadez ka fituar në shtëpi 116-107 ndaj Dallas Mavericks. Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore për Toronto-n, por po aq mirë po ecën edhe Milwaukee Bucks, që ka marrë fitoren e pestë radhazi në fushën e Minnesota.