MENU
klinika

Pas më shumë se një shekulli

I vodhi 26 vepra arti, tani do ia kthejë!

26.11.2018 - 19:36

Më shumë se një shekull pasi i mori ato nga kombi afrikan, Franca ka menduar të rikthejë 26 vepra arti në Benin të Nigerisë.

Presidenti Emmanuel Macron vendosi të premten më datë 25 nëntor për të kthyer 26 vepra arti sa më shpejt në Benin. Ai propozoi një takim me partnerët afrikanë si dhe ato evropianë vitin e ardhshëm në Paris për të përcaktuar një kornizë për një “politikë shkëmbimi” për veprat e artit afrikan.

Macron pranoi të kthente 26 statuja mbretërore nga pallatet e Abomey, dikur kryeqyteti i mbretërisë së Dahomey, që u morën nga ushtria franceze më 1892 dhe tani janë vendosur në muzeun e Quai Branly të Parisit. 

Brenda javës do të publikohet një raport i cili përshkruan saktësisht se pse dhe si duhet të kthehen mijëra objekte tepër të çmuara në Afrikë. Macron propozoi që të bëheshin ndryshime në ligjin francez për të kthyer mijëra vepra arti afrikane të marra gjatë periudhës koloniale, që ndodhen tani në muzeumet franceze, në kombet përkatëse.

Deri tani, ligji francez refuzon të heqë dorë nga objektet në pronësi të qeverisë, edhe nëse kjo pasuri është fituar nëpërmjet plaçkitjes. Sipas raportit rikthimi i tyre duhet të bëhet nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe midis Francës dhe shteteve afrikane të prekura. 

Ka rreth 90,000 vepra arti afrikane në muzetë franceze, shumica e të cilëve janë vendosur në Quai Branly, një muze etnografik që mburret me një koleksion të madh të artit aziatik. Ka pasur një thirrje në rritje nga udhëheqësit afrikanë, historianët dhe koleksionistët e artit për riatdhesimin e trashëgimisë artistike e kulturore të Afrikës.

Thirrja më e rëndësishme ishte ajo e presidentit të Benin, Patrice Talon, i cili i kërkoi drejtpërdrejt Macronit të kthente thesaret e Mbretërisë së Dahomej, që u pushtua nga trupat franceze në fund të shekullit të 19-të, përgatiti Express.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN