MENU
klinika

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi

Marubi në Milano me ekspozitën “Rituali Fotografik”

19.11.2018 - 16:19

Është hapur në Milano të Italisë, ekspozita “Rituali Fotografik” me fotografi të Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi. Kjo ekspozitë është një shtysë e mbështetur nga Ministria e Kulturës, iniciativë që shënon një ngjarje të rëndësishme në kuadrin e Vitit të Skënderbeut. 

Janë 100 vjet nga historia e Shqipërisë, përmes portreteve të Marubit apo fotografëve të tjerë të cilët fiksojnë momente kyç të jetës njerëzore shqiptare.

Ekspozita “Rituali Fotografik” është me të vërtetë një ritual elegant deri në detaje, që alternon portretet me veshje tradicionale, vështrime befasuese, sidomos femërore, nga lypsarja deri te zonjat, duke e transformuar çdo portret me mjeshtëri.

Fotografitë e Marubve ishin pasqyra më fantastike, njëherësh edhe moderne për kohën e vendin, por edhe po aq klasike mes kufirit të hollë Lindje-Perëndim.

E pranishme në ceremoni ishte Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro si edhe Presidenti i Trienales, arkitekti i mirënjohur Stefano Boer.

“La Triennale di Milano është një ndër skenat e duhura që ky ritual tashmë i shekullit të kaluar të jetë një pasaportë autentike shqiptare që flet për bashkëkohësi kulturore”, tha Kumbaro në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite.

Ajo e cilësoi këtë ekspozitë një pasaportë të shkëlqyer kulturore dhe duke ftuar publikun e shumtë në ceremoninë e hapjes, artistë, gazetarë, kritikë arti por edhe bashkëatdhetarë nga diaspora, që të vinin e të vizitonin Muzeun në Shkodër dhe Shqipërinë. Ekspozita do të qendroje e hapur deri në 9 dhjetor 2018.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nderimi i fundit i figurave të shquara të Shkodrës...

Funerale madhështorë në objektivin e Marubit