Leonardo da Vinçi, polimati ilatian i Rilindjes, lindi më 15 prill 1452 dhe vdiq më 2 maj 1519. Ai lindi në Anchiano, Toscana (tani në Itali), që është afër qytetit të Vinçit, me të cilin ne e asociojmë mbiemrin e tij sot.
Është cilësuar shpesh si babai i paleontologjisë, iknologjisë dhe arkitekturës, i cilësuar gjithashtu si ndër piktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Më poshtë keni 10 fakte shumë interesante për të, të cilat do t’ju habisin.
1. Një fëmijë i paligjshëm!
Ai lindi si biri jashtë martese i Piero Fruosino di Antonio Vinçit (babait) dhe Caterina (nëna). Prindërit e tij kurrë nuk u martuan dhe ai ishte i vetmi fëmijë i tyre. Megjithatë, ai kishte 17 gjysmë-vëllezër e motra me partnerë të tjerë të prindërve të tij.
2. Pa arsimim!
Përtej leximit dhe shkrimit bazë, ai nuk mori asnjë arsimim formal në ndonjë shkollë.
3. Piktura e tij më e hershme!
Megjithëse puna e tij e parë mendohet të jetë ajo e një vizatimi në stilolaps dhe bojë, e luginës së Arnos (siç raportohet nga burime të ndryshme) më 5 gusht 1473, “Shpallja” (diku rreth 1472-1475) mendohet të jetë vepra e tij më e hershme .
Ajo paraqet engjëllin Gabriel, të cilit Perëndia i dërgoi fjalë, për të njoftuar virgjëreshën, Marinë, që ajo të krijonte dhe të lindte një djalë të quajtur Jezus, i cili do të quhej “Biri i Perëndisë”.
4. Incidentet e fëmijërisë!
Leonardo mbante shenja vetëm dy nga incidente të fëmijërisë: njëri ishte kur një balonë ra nga qielli dhe bishti i saj i lëndoi fytyrën. I dyti kur zbuloi një shpellë ndërsa po eksploronte në male dhe u ndje i tmerruar nga që mendonte se aty mund të ndodheshin disa përbindësha.
5. Vepra e parë e porositur
Në vitin 1478, ai u bë një mjeshtër i pavarur dhe rreth vitit 1482, filloi të pikturonte veprën e tij të parë të porositur – “Adhurimi i Magjistarëve”. Megjithatë, ai kurrë nuk mundi ta përfundonte atë vepër.
6. Shkrimi, nga e djathta në të majtë!
Leonardo da Vinçi ishte majtosh dhe ishte mësuar që të shkruante nga e djathta në të majtë, gjë që rezultonte në një shkrim pasqyrë dhe i cili, ishte e vështirë për t’u lexuar nga të tjerët.
7. Adhurues i kafshëve!
Ai ishte shumë i mëshirshëm ndaj kafshëve dhe ishte kundër futjes së tyre në kafaze. Leonardo blinte shpesh herë kafshë në kafaze dhe më pas i lironte ato.
8. Një vegjetarian i rreptë!
Gjatë gjithë jetës së tij, Leonardo da Vinçi kishte qenë një vegjetarian i rreptë, gjë që supozohet të jetë pasojë e dashurisë së tij për kafshët.
9. Piktura murale më e famshme në botë!
“Darka e Fundit” e Jezusit me dymbëdhjetë dishepujt e tij, kur Jezusi njoftoi se njëri prej tyre do ta tradhëtonte.
10. Kur 12 vite punë iu shkatërruan brenda një minute!
Në fund të shekullit të 15-të, ai u zhvendos në Milano për të krijuar një statujë kuajsh të lartë 5 metra (në bronz) për të nderuar Francesco Sforzën (themeluesi i dinastisë së klanit të atëhershëm Sforza).
Ai punoi për 12 vjet në këtë projekt dhe përgatiti një model balte të kalit në vitin 1493. Megjithatë, gjatë luftës që afroi, ajo u shkatërrua kur Sforzat ranë nga pushteti në 1499.