MENU
klinika

NBA

Warriors dhe Raptors nuk njohin rivalë

03.11.2018 - 10:23

Dy janë skuadra e momentin në NBA, Golden State Warriors në Koferencën e Perëndimit dhe Toronto Raptors në Koferencën e Lindjes, që kryesojë bindshëm. Kampionët në fuqi mposhtën thellë Minnesota me rezultatin 116-99, duke u konfirmuar sërish si skuadra pretendente.

Durant, Curry dhe Thompson ishin të papërmbajtshëm, me të parin që shënoi 33 pikë, 3 asiste dhe 13 topa të rikuperuar në tabelë. Ndërsa Stephen Curry realizoi 28 pikë, 7 asiste dhe 9 rebound. 9 fitore dhe 1 humbje për Golden State deri më tani.


Ndërsa Toronto Raptors mposhti Phoenix Suns 98-107, duke treguar se edhe në transfertë nuk e ka problem të fitojë. Interesant është fakti se asnjë nga Raptors nuk realizoi 20 pikë, të gjithë ishin nën kuotën 19 pikë e poshtë.

Fitore të thellë arriti edhe Los Angeles Clippers ndaj Orlando Magic, duke triumfuar në fushën e këtyre të fundit me rezultatin 120-95. Williams realizoi 28 pikë, duke qenë lideri i ekipit.