Një debat i madh ka nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe protagonist është bërë ylli i NBA, Stephen Curry, i cili ka deklaruar se njeriu nuk ka zbritur kurrë në hënë.
Menjëherë ka ardhur reagimi i NAS-s, që ka ftuar basketbollistin e Golden State Ëarriors që të vizitojë laboratorët e saj hënorë në “Johnson Space Center” në Houston.
Gjatë një emisioni televiziv, ku marrin pjesë me deklaratat e tyre disa nga yjet e NBA-së, pyetjes “a kemi qenë ndonjëherë në hënë”, Curry i është përgjigjur: “Jo. Mendoj se do të vijnë ata të na marrin. Gjithsesi, unë mendoj që JO, nuk kemi qenë ndonjëherë”, – tha Stephen Curry.
NASA ka ftuar kampionin e NBA-së që të shohë gjithçka me sytë e tij dhe të mësojë të vërtetën. “Ka shumë dyshime në lidhje me faktin që në vitet 1969-1972, ne kemi çuar 12 astronautë në hënë.
Do të na pëlqente që Curry të bënte një vizitë në laboratorin tonë në Houston, kur skuadra e Golden State të luajë në këtë qytet herën tjetër. Kur të jetë këtu do të shohë më sytë e tij gurët hënorë, anijen kozmike që u ul aty (Apollo). Do të mësojë edhe të rejat në lidhje me udhëtimin e radhës aty”, tha Allard Beutel, zëdhënësi i NASA-s.