MENU
klinika

Hapet ekspozita

“Lugina e Vjosës në syrin tonë”

19.12.2018 - 18:54

U çel sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita “Lugina e Vjosës në syrin tonë” me punime të nxënësve të Liceut Artisitik “Jordan Misja” në Tiranë.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite morën pjesë Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, zv.Drejtori Liceut Artistik “Jordan Misja”, z.Hermon Madhi, si edhe mësuesi udhëheqës i këtij projekti Benard Lekgegaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se: “Kjo ekspozitë është një mundësi shumë e mirë për promovimin e Trashëgimisë sonë Kulturore, konkretisht nga trashëgimia e dy fshatrave të përzgjedhur si fshatra turistikë Peshtani dhe Malëshova.

Peshtani ka një perspektivë të mirë për përdorimin e Vjosës për turizëm. Në Peshtan për çdo vit shtohen grupet e turistëve që frekuetojnë fshatin. Nëpërmjet këtij aktiviteti promovojmë vlerat kulturore dhe natyrore të vendit”.

Ekspozita përmban piktura, fotografi, skica dhe instalacione artistike në zonën turistike të Grykës së Këlcyrës, konkretisht nga dy fshatrat e përzgjedhur si fshatra turistikë Peshtan dhe Malëshovë, ku nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë kanë qëndruar rreth dy javë në Grykën e Këlcyrës.

Kjo ekspozitë u bë e mundur falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Këlcyrës dhe Gazetës Tema.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN