Elseid Hysaj vijon të jetë në qendër të merkatos, pavarësisht se nuk ka gjë konkrete ndaj tij. E ardhmja e Hysajt po bëhet çdo ditë e më shumë e paqartë.
Mediet italiane raportojnë se Atletico Madrid së fundmi i është rikthyer pistës Hysaj, teksa që e kërkoi pak ditë më parë.
Klubi madrilen, duke parë formën e dobët të mbrojtësve të krahut, Hysajn e mendojnë si shpëtim dhe janë të gatshëm të bëjnë një ofertë zyrtare për ta marrë që në janar.
Në fakt, mënyra se si Atletico kërkon shërbimet e shqiptarit, duket pak e ndërlikuar, duke qenë se kërkohet edhe një asist nga Inter për këtë operacion.
Atletico Madrid është e gatshme që të ofrojë në drejtim të Napolit një shumë të konsiderueshme dhe në verë, mund t’i japë me parametra zero mbrojtësin kroat, Sime Vrsaljko.
Ky i fundit, që luan me Interin, duket se nuk po bind dhe po vuan shumë dëmtimet në Milano e për këtë arsye, mediat italiane janë të bindura se Vrsaljko do të kthehet në verë tek Atletico Madrid, duke qenë se Interi e ka kërkuar me të drejtë blerje.
Nëse Napoli e pranon këtë si ofertë, atëherë vetë Atletico do të nisë të negociojë me Interin që të lihet i lirë Vrsaljko në merkaton e verës dhe të mos ketë një kontratë me zikaltrit. Deri tani duket si një skenar i vështirë…