MENU
klinika

"Euro 2020"

Gjithçka duhet të dini për Shqipëri-Turqi

22.03.2019 - 12:20

Kombëtarja shqiptare, sot në mbrëmje, në orën 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës starton fushatën eliminatore të “Euro 2020” kundër Turqisë.

Shqipëria dhe Turqia janë ndeshur 10 herë në histori, mes tyre. Nga këto, 4 fitore iu takojnë kuqezinjve, po kaq edhe turqve, ndërsa dy ballafaqime kanë përfunduar në barazim.

Pra, kemi një barazpeshë totale në këtë drejtim. Sa i përket golaverazhit, Kombëtarja e drejtuar nga Christian Panucci është më lart. Kuqezinjtë kanë shënuar 14 gola, përkundrejt 10 golave të kundërshtarit.

Kuptohet, në këtë raport ka ndihmuar fitorja 3-2 në miqësoren e fundit mes këtyre dy kombëtareve, e luajtur në nëntor 2017 në Antalia, po me Panuccin në stol.

Katër nga këto ndeshje kanë qenë miqësore, ndërsa të tjerat në kuadrin e kualifikueseve për Kampionatin Europian apo Kampionatin Botëror. Herën e fundit kur ishim në një grup ndodhi në vitin 2006, për kualifikueset e Botërorit të Gjermanisë.

NrDataVendiEkipi vendasRezultatiEkipi mikKompeticioni
113.12.1970StambollTurqia2 – 1  ShqipëriaKualifikimet “Euro 1972”
214.11.1971TiranëShqipëria3 – 0  TurqiaKualifikimet “Euro 1972“
327.10.1982IzmirTurqia1 – 0  ShqipëriaKualifikimet “Euro 1984”
411.5.1983TiranëShqipëria1 – 1  TurqiaKualifikimet “Euro 1984”
528.3.1985TiranëShqipëria0 – 0  TurqiaNdeshje miqësore
621.1.1998AntaljaTurqia1 – 4  ShqipëriaNdeshje miqësore
725.4.2001GaziantepTurqia0 – 2  ShqipëriaNdeshje miqësore
826.3.2005StambollTurqia2 – 0  ShqipëriaKualifikimet “Botërori 2006”
912.10.2005TiranëShqipëria0 – 1  TurqiaKualifikimet “Botërori 2006”
1013.11.2017AntaliaTurqia2 – 3ShqipëriaNdeshje miqësore

 

Kujtojmë se Shqipëria bën pjesë në Grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën. Kuqezinjtë e fillojë garën kualifikuese sot dhe e mbyllin më 17 nëntor 2019 me Francën, po në shtëpi.

Më poshtë keni kalendarin e ndeshjeve të Shqipërisë në këto eliminatore:

22 mars 2019: Shqipëri-Turqi

25 mars 2019: Andorra-Shqipëri

8 qershor 2019: Islandë-Shqipëri

11 qershor 2019: Shqipëri-Moldavi

7 shtator 2019: Francë-Shqipëri

10 shtator 2019: Shqipëri-Islandë

11 tetor 2019: Turqi-Shqipëri

14 tetor 201: Moldavi-Shqipëri

14 nëntor 2019: Shqipëri-Andorra

19 nëntor 2019: Shqipëri-Francë

Vetë trajneri i Kombëtares zbuloi disa emra që në konferencën e së dielës, ndërkohë që deklaroi se i kishte gjërat shumë të qarta për çfarë duhet të bëjnë kuqezinjtë në këtë 90- minutësh. Por asgjë nuk është e qartë për lojtarët.

FORMACIONI –Në portë, Berisha do të jetë lideri i katërkëndëshit, ndërkohë që para tij pritet në të djathtë kapiteni Hysaj. Në qendër, Ardian Ismajli duket se ka fituar një fanellë titullari, ndërkohë që përkrah pritet të ketë Berat Gjimshitin.

Mbrojtësi i Atalantës pritet më i avantazhuar në raport me Arlind Ajetin, ku gjithsesi është një dyshim i vogël. Ndërkohë, në të majtë, trajneri Panucci nuk ka lënë të kuptohet qartë zgjedhja e tij.

Naser Aliji është zgjedhja e parë, por paraqitjet e mira të Frederik Veselit krijojnë një dyshim, me gjithë deklaratën e këtij të fundit në konferencë se nuk priste një fanellë titullari.

MESFUSHA – Kjo është edhe dilema më e madhe e Kombëtares për këtë ndeshje. Alternativat janë të shumta dhe bëhet fjalë për elementë që po bëjnë mirë respektivisht me ekipet e tyre. Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi pritet të rikthehen së bashku në qendër.

Me të parin të zhvendosur në të djathtë, “pitbulli” do të ketë detyrën të… kafshojë. Shkatërrimi i kundërshtarit, por pse jo, edhe nxjerrja e sferës nga zona jonë, janë detyra që i bën më së miri mesfushori i Freiburg-ut.

I treti është një dilemë më vete. Memushaj, eksperienca e të cilit dhe qetësia janë virtyte të rëndësishme, mund ta avantazhojnë, por nuk përjashtohen edhe surprizat. Cili? Kristian Qose.

Ndërsa nga krahët Uzuni dhe Grezda do ta nisin nga fillimi, me Abazajn që është gati të japë kontributin e tij si një alternativë për të dy.

SULMI – Në majë të sulmit pritet të jetë vetëm Sadiku. Pra me një skemë 4-5-1, por në momentin që ekipi ynë sulmon, kthehet në 4-3-3, duke shfrytëzuar aftësitë e Grezdës dhe Uzunit, me këtë të fundit që ka qenë në formë.