MENU
klinika

Përfundimet

GKSF: Sektori bankar u zgjerua, pavarësisht kursit të këmbimit

10.04.2019 - 14:33

Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar (GKSF) ka dalë në përfundimin se sistemi financiar në vend është i qëndrueshëm, ndërsa veprimtaria e sektorit bankar është zgjeruar.

Gjatë një mbledhjeje të drejtuar nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, ku morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSH), Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), si edhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve, u bë me dije se gjatë 2018 zhvillimet ishin pozitive.

Gjithashtu GKSF theksoi se tregjet financiare funksionuan normalisht dhe vëllimet e transaksioneve mbetën të qëndrueshme ndërsa normat e interesit mbetë në nivele të ulëta.

Në prezantim u evidentuan edhe ndryshimet strukturore që kanë ndodhur në sektorin bankar deri në tremujorin e parë të 2019-ës, të cilat janë shoqëruar me rritjen e kapitalit vendas në bankat e sektorit. Krahas konsolidimit të sektorit bankar, ky zhvillim pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e kreditimit, shkruan Scan. Të pranishmit u njohën gjithashtu me nismat e përmirësimeve të ndryshme ligjore dhe rregullative, në fushat e mbikëqyrjes mikro e makroprudenciale, dhe të sistemeve të pagesave. Ndryshimet e propozuara në ligjin për sistemet e pagesave, pritet të zgjerojnë mundësitë që avancimet teknologjike të përmirësojnë aksesin e publikut në shërbimet financiare me kosto më të ulët dhe me shpejtësi më të madhe.

Më tej, anëtarët diskutuan mbi nevojën për identifikimin e veprimeve që synojnë rritjen graduale të përdorimit të monedhës vendase në sektorin real të ekonomisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritje nga kredia e KESH

Borxhi i jashtëm, 8.1 mld euro

Mjaftueshmëria, 18.2% në shtator

Bankat, kapitalizimi i lartë po bëhet problem

Kapitalizimi dhe likuiditeti, nivele rekord

Bankat “notojnë” në para