“Valutat digjitale kanë ndikim të dukshëm në operatorët në sektorin financiar”, kështu është shprehur drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtare, Christine Lagard.
E pranishme në një panel diskutimi në kuadër të sesionit pranveror të FMN-së, Lagard paralajmëroi se ndryshime të tilla në industrinë financiare duhet të pasohen nga rregulloret.
“Ne nuk duam risitë që sistemi do të tronditet në mënyrë që të humbë stabilitetin e nevojshëm”, tha Lagard.
Startups dhe kompanitë e mëdha të teknologjisë tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje në sektorin bankar, dhe Facebook thuhet se po zhvillon valutën e vet digjitale, ndërsa Apple muajin e kaluar zbuloi kartën e saj të kreditit në partneritet me bankën “Goldman Sachs”.