MENU
klinika

Europa League

Arsenal fiton me përmbysje/ Ndalet Chelsea

02.05.2019 - 23:20

Arsenali ka triumfuar bindshëm me rezultatin 3-1 në “Emirates” ndaj Valencia-s duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales.

Valencia frikësoi fillimisht Topçinjtë duke kaluar në avantazh me Diakhaby në minutën e 11′.

Megjithatë kundërpërgjigjia e Arsenal nuk vonoi meLacazette që 7 minuta më vonë, vendosi barazpeshën pas një kundërsulmi ‘vrasës’ nga Aubameyang.

Francezi u bë protagonist ku iu deshën sërisht 7 minuta për të kthyer avantazhin në anën e të tijve, pas një goli me kokë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të ekipit të Emery. Në të dytën, Arsenal bombardoi portën e Valencias me tentativa për shënim, por goli erdhi nga Aubameyang në të 90-tën me një goditje fluturimithi.

Londinezët e Unai Emery thuajse kanë ‘prerë biletën’ për në finale me fitoren e sotme por duhet të luftojnë edhe një tjetër 90-minutësh në Spanjë për të menaxhuar rezultatin.

 

Frankfurt ndali Chelsea-n në barazim 1-1, me londinezët që morrën një rezultat të kënaqshëm në transfertën e vështirë në Gjermani.

Joviç kaloi vendasit në avantazh, në minutën e 23-të, ndërsa të besuarit e Sarrit rikthyen baraspeshën me spanjollin Pedro, në minutën e fundit të pjesës së parë.


Ky barazim lë gjithçka të hapur për kualifikimin në finale, por londinezët janë më të favorizuar, pasi kanë shënuar një gol në fushë kundërshtare dhe do të luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi.