MENU
klinika

Gjimshiti sërisht protagonist

Atalanta ‘përqafon’ Championsin/ Bergamaskët në vend të tretë

11.05.2019 - 17:42

Atalanta vazhdon e pandalshme rrugëtimit drejt Championsit sezonin e ardhshëm.

Skuadra bergamaske, fitoi 2-1 në shtëpi me Genoan dhe parakalon Interin në renditje, duke u kapërcyer në vendin e tretë.

Berisha qëndroi i gatshëm në stolin e rezervave, ndërsa Gjimshiti bëri një tjetër paraqitje për t’u vlerësuar, madje shërbeu për Casatngen në rastin e golit të dytë.

Mbrojtësi shqiptar nxori edhe një herë në pah aftësitë e mira mbrojtëse duke u konfirmuar si protagonist i zikaltërve.

2 minuta para përfundimit të ndeshjes, Goran Pandev shkurtoi në 2-1 diferencën, pas një gabimi në rreshtim të mbrojtjes së Atalantës.


 Gjithsesi vendasit u mbrojtën mirë në minutat e mbetura, duke marrë një fitore me shumë vlerë.