Eliminimi nga Champions League me përmbysje për të dytin vit radhazi ka trazuar jo pak situatën tek Barcelona.
Humbja 4-0 ditën e djeshme ndaj Liverpool, nuk është pritur aspak mire nga tifozët blaugrana të cilët këtë herë madje kanë tentuar të sulmojnë fizikisht lojtarët katalanas.
Ata nuk kanë toleruar as lojtarin e tyre më të mirë , Leo Messi-n, i cili thuajse ishte i ‘zhdukur’ gjatë gjithë ndeshjes.
Në momentin që skuadra është kthyer nga Anglia, në aeroport ka ndodhur një ngjarje vërtet e shëmtuar ku një grup tifozësh të irrituar kanë sulmuar Lionel Messin.
Ishte Pepe Costa, një pjesëtar i stafit të Barçës, i cili e largoi argjentinasin, duke evituar një incident që mund të kishte përmasa akoma më të mëdha.
Përveç shijes së hidhur që iu la eleminimi i djeshëm, Blaugranat tani duhet të përballen edhe me indinjimin e tifozëve