Mauro Icardi është objektivi kryesor i Juventusit për repartin e sulmit.
Sulmuesi argjentinas nuk po kalon momente të mira me Interin dhe ka kërkuar largimin nga klubi. Nerazzurrët janë gati ta lënë të lirë lojtarin dhe në këmbim duan 70 milionë euro.
Zikaltërit janë të gatshëm ta shkëmbejnë me Paulo Dybalan, por Juventusi nuk dëshiron largimin e yllit argjentinas.
Kjo ka bërë që kampionët e Italisë të bëjnë një ofertë të re për Interin.
Zonja e Vjetër është gati t’i ofrojë tre futbollistë zikaltërve, Leonardo Spinazzola, Juan Cuadrado dhe Daniele Rugani në këmbim të Icardit. Drejtuesit e Interit po reflektojnë për këtë ofertë dhe ende nuk kanë kthyer përgjigje zyrtare.
Zikaltërit parapëlqejnë të pranojnë para kesh deri në 70 milionë sepse kjo do i ndihmonte ata edhe me Fair Playn Financiar nga Uefa.