MENU
klinika

Serie A

Milan ‘ndez’ shpresat për Champions/ Triumfon ndaj Bologna

06.05.2019 - 22:46

Milani ka marrë një fitore tepër të vështirë në shtëpi ndaj Bolognas.

Kuqezinjtë e Gattuso triumfuan 2-1 në një ndeshje ku nuk munguan debatet, polemikat , golat si dhe kartonat e kuq.

Në minutën e 26’ mesfushori Lucas Biglia u dëmtua ndërkohë që Bakayoko refuzoi të ngrihej nga stoli për ta zëvendësuar duke ‘tërbuar’ Gattuson.

Megjithatë, kuqezintë zhbllokuan rezultatin me Suson në minutën e 37’, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. 

Në të dytën Borini shënoi të dytin për Milanin, 7 minuta pasi kishte hyrë në fushën e lojës.

Pesë minuta më von ëish-sulmuesi kuqezi, Mattia Destro realizoi për Bolognën duke ngushtuar diferencën ndërsa Paqueta shtoi problemet e Milanit duke u ndëshkuar me të kuq.


Minutat e fundit të takimit ishin tepër emocionuese ndërsa pas vërshëllimës përfundimtare, në kampin kuqezi nisi festa dhe në atë të Bolognës shpërtheu tensioni ndaj arbitrit, ndërsa ky i fundit nxori edhe dy herë kartonin e kuq.

Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e pestë me 59 pikë, 3 më pak se Atalanta e vendit të katërt.