MENU
klinika

Formula 1

3 femra shkruajnë historinë në garën e Le Mans!

18.06.2019 - 19:16

Në garën 24-orëshe të La Mansh, të zhvilluar mes të shtunës dhe të dielës, për herë të parë ka marrë pjesë edhe një ekip me 3 pilote femra: Manuela Gostner, Rahel Frey dhe Michelle Gatting (një italiane, një daneze dhe një zvicerane).

Ato pilotuan një makinë Ferrari 488 GTE për skuadrën Kessel, pjesë e një projekti “Iron Dames” (Gratë e Hekurta).

Prania e tyre në pistë e ka bërë këtë edicion historik, madje duke bërë një paraqitje shumë dinjitoze. Ky ekip u rendit në vendin e 10-të në kategorinë LM GTE AM. Një pjesëmarrje kundër paragjykimeve, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, sidomos të tifozëve që mësuan se në makinën nr.88 ishte një grua që pilotonte dhe brohorisnin sa herë që kalonte.

Adrenalinë e madhe, që në startin e garës dhe deri në fund kur u valëvit flamuri me kuadrate, si kur pilotohej gjatë ditës ashtu dhe gjatë natës. Vajzat dhanë një shembull të mirë, duke konfirmuar dëshirën për të qenë në këtë garë edhe pas një viti.