MENU
klinika

Project Syndicate

Gënjeshtra e madhe e Boris Johnson

26.06.2019 - 17:34

Tre vjet pas referendumit të Brexit të Mbretërisë së Bashkuar, për ata që shikojnë britanikët nga jashtë, debati mes kandidatëve konfirmon se ata nuk kanë mësuar asgjë nga dy vitet e fundit të negociatave me BE.

Fatkeqësisht, kjo nuk vjen si befasi, duke qenë se kandidati kryesor është Boris Johnson, një njeri që vazhdon të ekzagjerojë dhe disinformojë publikun rreth Brexit.

Megjithatë Johnson vazhdon të përhapë të pavërtetat. Kryesorja në mesin e tyre është miti që Britania mund të hedhë poshtë marrëveshjen e tërheqjes që mund të negociohet me BE, të ndalojë angazhimet e saj financiare ndaj bllokut dhe në të njëjtën kohë të fillojë negociatat për marrëveshjet e tregtisë së lirë.

Ai dhe shokët e tij Brexiteers flasin për një “Britani Globale” që do të tregtoje lirisht me pjesën tjetër të botës.

Fuqia reale tregtare globale, natyrisht, është BE, e cila kohët e fundit ka përfunduar marrëveshjet tregtare me Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kanadanë. Si një vend anëtar i BE, Britania e Madhe përfiton automatikisht nga 40 marrëveshjet tregtare që blloku ka në vend me më shumë se 70 vende.

Nëse Britania e Madhe do të zgjedhë një “Brexit” të vështirë dhe do të largohet pa marrëveshje, siç ka treguar Johnson,me njëherë do të humbasë aksesin preferencial në tregje, që përbëjnë rreth 11% të tregtisë totale.

Për më tepër, BE po përfundon negociatat për një marrëveshje të re të tregtisë së lirë me bllokun Mercosur , Argjentinë, Brazilin, Paraguain dhe Uruguaj, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë të Asocimit ndërmjet dy rajoneve. Kjo do të çimentojë pozitën e BE-së si udhëheqësin global të tregtisë së hapur.

Për të gjitha, një marrëveshje tregtare e BE-Mercosur, e cila do të ishte një nga marrëveshjet më të mëdha tregtare në botë, që përfshin 750 milionë njerëz, përfaqëson një fitore të favorshme, duke krijuar mundësi për rritje dhe vende pune në të dy anët.

Një përfundim i suksesshëm i bisedimeve BE-Mercosur do të dërgonte një mesazh për pjesën tjetër të botës për vlerën dhe rëndësinë e tregtisë së hapur.

Me Johnson që ka gjasa të marrë pushtetin në fund të korrikut, Evropa do të ofrojë më shumë prova se Brexit nuk është vetëm i panevojshëm, por edhe i dëmshëm për interesat ekonomike të Britanisë.

Guy Verhofstadt, një ish-kryeministër belg, është Presidenti i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropë (ALDE) në Parlamentin Evropian dhe autori i librit “Shansi i fundit IiEvropës: Pse Shtetet Evropiane duhet të formojnë një Bashkim më të Përsosur”.