MENU
klinika

Blerje të mëdha për italianin

Ja si do te jetë Juventusi i Sarrit!

18.06.2019 - 21:31

Si do të jetë Juventus-i i Maurizio Sarri-t? Trajneri që ka marrë vendin e Massimiliano Allegri-t, me detyrën për të fituar duke luajtur mirë, ka një skuadër ëndrrash në kokë.

Një 11-she që do të jetë shumë e vështirë t’i vihet në dispozicion nga klubi.

Bilanci negativ, shpenzimi i madh i 2018-ës për Cristiano Ronaldo-n (çmimi i kartonit dhe rroga), shpërblimet më të vogla të UEFA-s nga sa mendohej për shkak të eliminimit në çerekfinalet e Champions-it, rroga që do t’i paguhet Allegri-t për një sezon tjetër: të gjithë këto elemente e pengojnë Paratici-n që të arrijë objektivat që ëndërrojnë ai dhe Sarri. Në këtë moment, në Continassa, ka dy “Zonja”: ajo e ëndrrave dhe ajo realiste. T’i shohim!

Ajo që ëndërrojnë drejtuesit është një utopi, pothuajse e parealizueshme.

Vetëm nëpërmjet disa shitjeve të rëndësishme (Cancelo, Dybala, Alex Sandro, Douglas Costa), bardhezinjtë mund t’i afrohen idesë që kanë në kokë Sarri dhe Paratici. Ky është Juventus-i i ëndrrave: Szczesny; Trippier, Koulibaly, Chiellini, Marcelo; Emre Can, Pjanic, Pogba; Ronaldo, Chiesa, Icardi. Gjashtë blerje, të gjitha të rëndësishme dhe të kushtueshme.

Një hipotezë mund të jetë kjo: Szczesny; Trippier, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Emre Can (Ramsey), Pjanic, Rabiot; Ronaldo, Bernardeschi, Icardi. Tre blerje, një për çdo repart: dy të shtrenjta (Icardi dhe Trippier) dhe një bast, duke parë sezonin e fundit, me kosto pothuajse zero (Rabiot). Edhe në këtë rast, natyrisht, do të duhej të bëheshin disa shitje (Cancelo dhe Douglas Costa).

Gjithsesi, mbetet fakti se bardhezinjtë kanë vendosur të punësojë një trajner si Sarri pikërisht për ta bërë të luajë më mirë skuadrën aktuale në Europë, të vetëdijshëm edhe për pamundësinë ekonomike për të revolucionarizuar organikën.

Duke mos pasur mundësinë për të ndryshuar gjysmën e ekipit (të paktën për këtë vit), është zgjedhur një trajner si Sarri, i cili do të duhet të kënaqet me një Juventus realist. I takon atij ta transformojë në një ekip ëndrrash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Interes për mbrojtësin shqiptar

Dani Alves u “plak”, PSG piketon Elseid Hysajn

Speciale/Sot nis faza e grupeve

Champions, sa shumë pretendentë këtë sezon!