MENU
klinika

‘Ti je Barça, ndërsa unë..."

Messi zbulon ‘tradhtinë’ e djalit: Ai bën tifo për…

05.06.2019 - 21:54

Lionel Messi ka rrëfyer se si djali i tij Mateo bën tifo për Real Madrid për të nevrikosur vëllain e tij Tiago.

Mateo, i cili do të mbushë 4 vjeç në shtator, vendos të marrë një pozicion kundërshtar kur vjen puna e çështjeve të futbollit, më së tepërmi për të nevrikosur vëllain e tij më të madh.

Faktin e ka konfirmuar vetë ylli argjentinas i Barcelonës, Messi.

“Ndonjëherë televizori është i ndezur dhe ai feston për golat e Real Madrid. Djali im Tiago nevrikoset dhe Mateo bën tifo për ata që ta mërzisë edhe më shumë”, tregoi Messi për “TyC Sports”.

Rrëfimi i Messit vijon edhe më tej teksa tregon se acarimi që shkakton Mateo nuk i adresohet vetëm të vëllait, por synon të tallet edhe me vetë “Pleshtin”:

“Ne po luanim në shtëpi dhe do të bënim gjuajtje. Mateo më tha: ‘Ti je Barça, ndërsa unë Liverpool, sepse do të të mund ty’. Ai ka shumë për të mësuar”, tregon Messi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argjentinasi kërkon revolucion

Messi ‘largon’ 6 lojtarë nga Barcelona!