Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka qenë shpesh i përfolur në media dhe rrjete sociale rreth jetës së tij private.
Është aluduar shumë herë se ai është në lidhje me prezantuesen Kiara Tito, e prezenca e kësaj të fundit në klipin e tij “Hajt hajt”, rriti edhe më shumë dyshimet.
Mirëpo duket se mes dyshes nuk ka diçka më shumë se miq– kështu të paktën ka lënë të kuptohet ai në intervistën e tij më të fundit.
Ai u shpreh se është beqar dhe i fokusuar vetëm në karrierë.
Ndërsa sa i përket aludimeve, Butrinti tha se nuk është e thënë që me çdo femër që ai shihet ose del në rrjetet sociale, do të thotë se është e dashura e tij.
Ai gjithashtu ka folur për projektet e shumta që është duke përgatitur, duke cituar ndër të tjerash se ëndërron një koncert gjgant në të ardhmen, në një nga stadiumet shqiptare.