Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u tha gazetarëve të dielën se ai e qortoi homologun e tij francez për kritikat kundër Ankarasë për këmbënguljen e saj për të eksploruar gazin jashtë brigjeve të Qipros dhe për pengimin e përpjekjeve nga shteti anëtar i Bashkimit Evropian për të marrë rezervat natyrore brenda zonës ekonomike ekskluzive të saj.
“I thashë: Nuk mund të flasësh për Qipron. Unë mund të flas, Greqia mund të flasë, Britania e Madhe mund të flasë dhe BE mund të flasë, por ti nuk mund të flasësh”, – tha Erdogan, duke përsëritur fjalët që i kishte thënë Emmanuel Macron të Francës, në prag të samitit G20 në Japoni të dielën.
Erdogan shtoi se bisedimet me Macron mbi tensionin në rritje në Mesdheun Lindor ishin “shumë pozitive”.
Në një samit në Maltë, shtetet mesdhetare të BE dhe vetë Macron mbështetën Qipron në mosmarrëveshjen e saj me Turqinë lidhur me rezervat fitimprurëse të gazit në det të hapur.
Zbulimi i rezervave ka përkeqësuar tensionet midis Turqisë dhe Qipros.
Më parë gjatë asaj jave Qipro tha se kishte lëshuar urdhër arresti për ekuipazhin e një anije shpuese turke, të cilën ajo thoshte se kishte shkelur në territorin e saj.
Ankaraja tha se raportet e urdhër arrestit “kaluan vijën” dhe insiston se ajo ka të drejtën ligjore për të kryer hulumtime energjetike në ujërat jashtë Qipros.