Pas Vllaznisë, që ka zyrtarizuar deri më tani 4 basketbollistë Amerikë, është radha e ekipit kampion të Goga Basket të nisë manovrat në merkato.
Ekipi durrsak, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshjen me organizatorin amerikan Julian Walters.
Për basketbollistin 24-vjeçar kjo është përvoja e parë në Europë, pas 3 sezonesh që luan në Divizionin e Parë të NCAA, në Amerikë.
Një lojtar që konsiderohet mjaft i talentuar në organizimin e lojës dhe që jep shumë asist.
Walters është përforcimi i parë i skuadrës së Goga Basket, që vjet u shpall kampione e Shqipërisë për herë të parë në historinë e saj.
Nuk dihet ende nëse do të ketë afrime të tjera apo klubi do të ruajë grupin e vjetshëm të lojtarëve.