MENU
klinika

'Do keqkuptohem'

I larguari i Contes: Nuk flas dot për Interin!

10.09.2019 - 23:55

Joao Mario, ish-mesfushori i Inter-it i transferuar këtë verë te Lokomotiv Moscow, ka komentuar zgjedhjen e tij për O’Jogo: “Nuk doja të kthehesha përsëri në Portugali. Nuk më entuziazmonte ideja e kthimit në shtëpi te klubi ku jam rritur dhe ku ndihem rehat”, ka thënë 26-vjeçari.

“Më kanë prezantuar projektin dhe mesazhi që më kanë dhënë ka qenë se i pëlqeja shumë, se do të luaja dhe unë jam menduar shumë, sepse jemi në vitin e Europianit dhe e dija se më duhej një projekt që do të më lejonte të isha në fushë rregullisht”.

“Në organikën e Portugalisë ka lojtarë që luajnë tek Olympiakos. Trajneri i shikon të gjithë. Kam luajtur dy ndeshje me Inter-in dhe jam grumbulluar sezonin e kaluar: mendoj se nëse luaj m e rregullsi, në Rusi ose diku tjetër, kam më shumë mundësi. Më pas do të luaj edhe në Champions League”.

“Inter-i? Është e vështirë të flasësh tani. Sa herë që kam folur, jam keqkuptuar. Përpiqem të mos mendoj shumë për këtë. Disa gjëra nuk janë bërë për të qenë bashkë.

Më vjen mirë që shikoj një Inter të fortë, do të më mungojnë shokët e skuadrës dhe i uroj atyre fat të mbarë për këtë sezon. Trajneri është shumë i mirë dhe Inter do të kthehet përsëri i madh”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN