Rusia ka pranuar ia kthejë tri anije Ukrainës, gati një vit pasi i konfiskoi ato në gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar ilegalisht në vitin 2014.
Anijet u kapën nga marina ruse nëntorin e kaluar. Më 25 nëntor, 2018, anijet e Rojes Bregdetare të Rusisë kanë sulmuar me zjarr dhe kanë konfiskuar tri anije, me 24 njerëz në bord, në Ngushticën Kërç në Detin Azov, derisa ato kanë qenë duke lundruar për në portin ukrainas të Mariupolit.
Por ato do të kthehen në Ukrainë para bisedimeve të reja të ndërmjetësuara nga BE në Francë muajin e ardhshëm, tha shërbimi kufitar i Krimesë të pushtuar nga Rusia në Ukrainë.
Masa vjen pasi presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të premten se Franca, Gjermania, Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime të reja paqeje në Paris më 9 dhjetor.
“Samiti do të mbahet pas përparimit të madh që nga vera në negociatat për një zgjidhje në konfliktin në Ukrainën lindore,” tha zyra e Macron.
Ajo iu referua, veçanërisht, një marrëveshjeje Rusi-Ukrainë, në fillim të këtij muaji, për të tërhequr përsëri ushtarët nga Petrivske. Kjo, nga ana tjetër, erdhi pasi Rusia dhe Ukraina ranë dakord, në tetor, të zhvillojnë zgjedhje në territoret e okupuara nga Rusia në rajon.
Dhe hapi më i madh erdhi në shtator, kur Rusia liroi 35 të burgosur të luftës dhe të burgosur politikë, duke përfshirë një prodhues të mirënjohur të filmave ukrainas, Oleg Sentsov.
Franca dhe Gjermania përfaqësojnë BE-në në të ashtuquajturin ‘Procesi i Normandisë’, një seri samitetesh të paqes që u nisën pasi Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2014, por që nuk janë mbajtur që nga viti 2016.
Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai kishte biseduar me Macron përmes telefonit të premten dhe se udhëheqësi francez “kishte theksuar se Ukraina mund të ketë mbështetjen e Francës për të gjitha çështjet”.
“Dhe natyrisht, duke folur në mënyrë objektive, të thuash që të dy Maqedonia e Veriut, dhe veçanërisht Shqipëria, janë të gatshme për anëtarësim do të ishte një ekzagjerim i madh,” shtoi diplomati rus.