MENU
klinika

Për Greqinë është vonë...

Evropa duhet të mbrohet nga “kuajt trojanë” të Kinës!

13.11.2019 - 18:58

Presidenti i Kinës Xi Jinping sapo bëri një vizitë tre-ditore në Greqi, ku Pekini ka investuar në Portin e Pireut, i parë nga Kina si baza e tij kryesore ekonomike në Evropë.

Por jo të gjithë evropianët janë të kënaqur me ndikimin në rritje të Kinës në kontinent.

Greqia gjithashtu ka nënshkruar projektin e ri të Kinës “Rruga e re e Mëndafshtë”, një program investimesh globale prej $ 1 trilion dollarë që synon të përcjellë mallrat kineze në tregjet më larg.

Brukseli nuk është i lumtur për këtë. Në Shtator 2017, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha “Është një përgjegjësi politike të dimë se çfarë po ndodh në oborrin tonë të shtëpisë, në mënyrë që të mbrojmë sigurinë tonë kolektive,” tha Juncker.

Komisioneri i BE-së Johannes Hahn tha se Evropa duhet të ketë kujdes nga “kuajt Trojan” kinezë, dhe presidenti kinez që po përdor ndikimin financiar për ndikim politik mbi vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE.

Hahn përmendi shembullin e një autostrade në Mal të Zi që po ndërtohet dhe u financua nga Kina, që ishte aq e kushtueshme sa Mali i Zi duhej të zvogëlonte sistemin e tij të sigurimeve shoqërore në mënyrë që të paguante borxhin e saj ndaj Kinës.

Dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka paralajmëruar Kinën në mënyrë të përsëritur se Franca, dhe BE, kërkojnë “reciprocitet” dhe “tregti të ndershme”, me Kinën, duke kritikuar mënyrat e Pekinit për të shkatërruar marrëveshjet e biznesit.

Për Greqinë tashmë mund të jetë vonë…