21.12.2019 - 14:22
Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me atentatin e bërë sot ndaj prokurorit Albert Kuliçi në Vlorë.
“Dënoj me forcë sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi! Kërkohet hetim dhe ndëshkim për autorët! Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit!” shkruan Meta në një postim në facebook.
Prokurorit Albert Kuliçi iu bë atentat, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u hodh në erë me eksploziv automjeti i tij.
Ky ishte vetëm një mesazh paralajmërues për prokurorin, i cili në karrierën e tij në sistemin e drejtësisë ka hetuar edhe disa dosje “të nxehta”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shpërthimi në lagjen ‘Çole’
Vlorë/ Shpërthim me tritol, policia tregon detajet
Çfarë ka ndodhur?
Video/ Tritol lokalit në Vlorë, detajet
Shpërthim nga tritoli